Ambasadorja greke pret Belerin në Himarë dhe i kërkon të mbrojë të drejtat e Himarës dhe Greqisë në BE
Ditëlindje të Fredi Belerit e quajti ambasadorja greke Kostandina Kamitsi, lirimin e tij nga burgu. Në fjalën e mirëseardhjes së tij në Himarë ku eurodeputeti grek u prit me fishekzjarrë e përqafime nga banorët, ambasadorja ngriti shumë pikëpyetje mbi arrestimin dhe dënimin e tij, por edhe pse nuk iu dha mandati i kryebashkiakut të Himarës.
“Të dashur himarjotë, të dashur miq. Ju falënderoj nga zemra për ftesën sot. Ndihem e privilegjuar që jam e pranishme në ditëlindjen e eurodeputetit Beleri. Atij që ju me votën tuaj e bëtë eurodeputet në 2023 dhe në 2024 eurodeputet. Ju e dini më mirë se të gjithë çfarë kaloi Beleri për të marrë atë që i takoi nga votëbesimi i Himarës. Shumë anë të kësaj çështje do të jenë ende pyetje që kërkojnë përgjigje për ne. Pse u mbajt në paraburgim, pse s’ju dha mandati dhe pse u dënua?”
Ajo kërkoi prej tij që të mbrojë mbrojë të drejtat e Himarës, të Greqisë dhe vetë Shqipërisë në detyrën e eurodeputetit.
“Përveç nesh që e njohim nga afër këtë çështje. E njohu dhe gjithë Greqia që e votëbesoi eurodeputet. I urojmë të jetë në lartësinë e detyrës; të mbrojë të drejtat e Himarës, të Greqisë dhe vetë Shqipërisë. Minoriteti grek do të jenë çështje prioriteti e shtetit grek në BE. Dhe po ashtu edhe ambasada do të jetë pranë jush. I uroj suksese si eurodeputet!”.
Ndërsa kandidati i opozitës për Himarën në zgjedhjet e 4 gushtit, Petro Gjikuria, e cilësoi një ditë më të madhe sesa zgjedhjet dhe zgjedhja e tij si eurodeputet.
“Himara trime. Hapi krahët të pranosh kryebashkiakun tënd! Eurodeputetin tënd. Kjo është një ditë edhe më e madhe, sesa zgjedhjet dhe zgjedhja e tij si eurodeputet. Menduan se do të mund të burgosin lirinë. Arritën vetëm të arrijmë çdo gjë që na takon, që të vijojmë me betejat tona. Lart kokat dhe zemrat! Ju falënderoj që u përmbajtët për 16 muaj! Ju falënderoj edhe për mbështetjen. Kjo fitore ju takon. Ju jeni Himarjotët që mbani gjallë Himarën”.