Ambasadori shqiptar Reka viziton Visar Ganiun në komunën e Çairit
Shkup, 14 shtator – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në RMV, Fatos Reka, sot ishte për vizitë pune në komunën e Çairit. Aty e priti kryetari i kësaj komune, Visar Ganiu, informon Zhurnal.
Ganiu ka njoftuar mysafirin për rrjedhën e projekteve që janë në proces e sipër dhe planifikimet e ardhshme.
“Nga ana tjetër fokusin e vendosëm edhe në thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona që jam i bindur se do të çojë drejt forcimit edhe më të madh të bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe komunave shqiptare. Konstatuam se një proces i tillë kontribuon për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve gjithnjë të shkëlqyeshme të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, sikurse edhe bashkëpunimin institucional ndërkufitar”, është shprehur Ganiu.

