Aleanca për Shqiptarët nis rikonstruimin e strukturave në Bërvenicë
Tetovë, 25 shkurt – Në prag të rikonstruimit të strukturave lokale në Komunën e Bërvenicës, u zhvillua një takim me koordinatorët e nëndegëve dhe degës së kësaj komune, me qëllim forcimin e organizimit dhe konsolidimin e veprimit politik në terren.
Në takim mori pjesë edhe Kryetarja e Komisionit Qendror për Organizimin e Kongresit, Ilire Dauti, e cila theksoi rëndësinë e mobilizimit të strukturave dhe përgatitjes serioze për fazën e re organizative të subjektit.
Gjatë diskutimeve u vlerësua se mbështetja në rritje nga qytetarët, veçanërisht nga ata të zhgënjyer me zhvillimet politike, përbën një përgjegjësi të madhe për të gjithë aktivistët dhe drejtuesit. Sipas pjesëmarrësve, Aleanca për Shqiptarët po shihet gjithnjë e më shumë si adresë e besueshme dhe si mburojë për përfaqësimin dhe avancimin e kauzës kombëtare.
Nga takimi u theksua angazhimi që organizimi dhe prania në terren të forcohet në çdo lagje, fshat, vendbanim dhe komunë – nga Likova deri në Manastir e Krushevë – me synimin që të jenë pranë çdo qytetari shqiptar.
Procesi i rikonstruimit të strukturave lokale pritet të vazhdojë edhe në komunat e tjera, si pjesë e përgatitjeve për sfidat e ardhshme politike.
https://www.facebook.com/share/p/1AZpmWf4oB/

