Aleanca për Shqiptarët: Fton Qeverinë të jenë më të përgjegjshëm në parandalimin e rreziqeve nga zjarret

Shkup, 2 gusht – “Aleanca për Shqiptarët”, është shprehur e shqetësuar nga situata kritike me zjarret në rajonin e Koçanit, ku shprehin solidarizim me banorët, zjarrfikësit dhe të gjithë ekipet e angazhuara në luftën me stuhinë e zjarrit.
“Ju bëjmë thirrje institucioneve, por edhe qytetarëve dhe kompanive private të cilët disponojnë me makineri dhe mjete adekuate të kontribuojnë në aksionin e shpëtimit. Këto janë situata kur të gjithë duhet të solidarizohemi dhe angazhohemi për të parandaluar tragjedi më të mëdha”.
Aleanca për Shqiptarët ju bën thirrje qytetarëve në të gjitha zonat e vendit, veçanërisht ata që janë në rrezik permanent, të rrisin nivelin e kujdesit. Ftojmë Qeverinë dhe institucionet që poashtu të jenë vigjilente dhe më të përgjegjshëm në menaxhimin dhe parandalimin e rreziqeve nga zjarret.