Alarm për bomba edhe në disa shkolla të Gjilanit

Procesi mësimor nëpër disa shkolla në komunat veriore të vendit është ndërprerë sot në mëngjes për shkak të mesazheve anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

Kërcënime për mjete shpërthyese përmes e-mailave zyrtare janë paralajmëruar në disa shkolla të Gjilanit.

Nga Policia kanë konfirmuar se kërcënimi për bomba është dërguar në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë, Kllokot e Ranillug.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Kërcënime për bomba ka pasur edhe në disa shkolla në Graçanicë e Çagllavicë