Akuzohet për falsifikim dhe deklarim të rremë të pasurisë, SPAK kërkon burg për anëtaren e KPK

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për  Etleda Çiften, dhe konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çifteja.

Në seancën e sotme, SPAK ka deklaruar se Çiftja ka blerë fiktivisht dy sipërfaqe tokë në Kavajë që disponoheshin nga familja e sa dhe më pas dokumentet i ka dorëzuar në një bankë të nivelit të dytë, ku përfitoi kredi për blerjen e një apartamenti me vlerë 42 mijë dollarë.