Akuzat ndaj Gjikos pas rastit të 11-vjeçares, reagon reperi

Rep-artisti Gjiko ka reaguar së fundmi pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, rast ky për të cilin tashmë janë arrestuar pesë persona të dyshuar.

Ai me anë të një shkrimi të gjatë në Instagram tha se nuk i kupton qytetarët që i akuzojnë artistët për influencë të keqe, kur ata bëjnë muzikë për të rritur jo për fëmijë.

“Ju që po na gjykoni neve si artistë për influencë të keqe a po e dini që fëmijët tuaj nëpër shtëpitë e juaja kanë qasje nëpër faqe pornografike 99% dhe nuk keni asnjë pikë kontrolli çka fëmijët tuaj bëjnë nëpër telefona e tableta. Edhe mos mendoni që na dëgjojnë vetëm neve artistëve shqiptarë por edhe artistët internacional. Sa i përket degjenerimit global, na jemi vrima e fundit e kavallit. Edhe mos harroni, ne bëjmë muzikë për të rritur e jo për fëmijë”, tha ai.

Tutje, ai foli edhe për akuzat që u riaktivizuan ndaj tij së fundmi pas ngjarjes.

“E sa më përket mua, më paskan përgojuar emrin prapë. Nuk ka dert. Më nuk foli për këtë rast por pres me fol gjykata. Krejt ju që po më paragjykoni, po më thuani pedofil, dhunues etj. Asnjëri nuk keni faj. Faj kanë ato portale që e kanë me mua personalisht. E fakturën ata kanë me e la me ligj. E kam cekur edhe një herë që nuk e kam dhunuar e as droguar askënd e aq ma pak një të mitur. Një burrë i vërtetë flet një herë edhe nuk ka nevojë me rrejt. Për mu si me rrejt si me dhunu, e njëjta marre është. Falënderoj krejt ata që nuk janë duke më paragjykuar dhe po më mbështesin çdo ditë. Drejtësia ka me fol”, shtoi tutje ai.