Akuzat e Ramës ndaj SPAK, Kryemadhi: Ja arsyet përse kryeministri ushtron presion

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj SPAK dhe se synon të sulmojë integritetin e saj.

Në një reagim në Facebook, Kryemadhi thotë se Ram ushtron presion ndaj SPAK për të mbrojtur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Statusi:

Ja pse kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj prokurorisë speciale anti korrupsion (SPAK), e ngritur nga Reforma në Drejtësi e vitit 2016. Atij i duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj nga prokuroria, për rolin e tij në aprovimin në kundërshtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Vendore, të koncesionit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Firma e Veliaj është provë e qartë korrupsioni, ndërsa presioni i Ramës ndaj drejtësisë është sulm i qartë kundër integritetit të saj. Rruga e Shqipërisë drejt BE kërkon drejtësi të pavarur dhe fundin e pandëshkueshmërisë të korrupsionit në nivelet e larta.