Aktakuzë kundër pronarit të “Besa Trans”, kishte falsifikuar licencën për transport ndërkombëtar

Shkup, 5 shtator – Drejtori i kompanisë “Besa Trans” , 41 vjeçari B.H nga fshati Rashçe akuzohet nga Prokuroria se me kompaninë e tij ka kryer transport ndërkombëtar me licencë të falsifikuar. Këtë e ka konfirmuar ehde prokurori Gavrill Bubevski, transmeton Zhurnal.

Aktakuza është bazuar në detaje të kontrolluara. Në akuzë përsfhihen drejtori dhe firma. Me një deklaratë të rrejshme dhe të falsifikuar, shoferët e kanë kaluar kufirin mbi 20 herë.

Me këtë kompani vitin e kaluar në muajin nëntor, në një aksident me autobus humbën jetën gjithsej 45 udhëtarë.

“Personi përgjegjës në këtë rast përmes shoferëve ka përdorur dokument të falsifikuar zyrtar, çertifikatë nga licenca për kryerjen e transportit publik ndërkombëtar për autobusin “Mercedes” e cila nuk është lëshuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje”, ka deklaruar Bubevski për Prizma.

Nga data 10 janar deri më 21 nëntor, ky autobus mbi 20 herë e ka kaluar kufirin në vendkalime të ndryshme./Zhurnal.mk