Aksioni anti-drogë, Prokuroria thotë se ka arrestime

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se të mërkurën në mëngjes është zhvilluar një aksion anti-drogë në pesë komuna dhe deri tani ka të arrestuar.

Aksioni ka nisur herët në mëngjes në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Aksioni lidhet me dyshimin për import e shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.

“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Poashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.