Aksion për kyçje falas në sistemin për energji të ngrohjes
Shkup, 12 qershor – Deri më 31 gusht të vitit 2023 “EMV Furnizim me ngrohje” ofron mundësi për kyçje falas e konsumatorëve. Aksioni për kyçje falas do të zbatoihet sipas parimit “inpari vjen, i pari shërbehesh”.
“Për të mundësuar që sa më shumë konsumatorë t’i shfrytëzojnë përfitimet e sistemit të ngrohjes qendrore, pas fushatës së kyçjes falas, ffillojmë aksion për kyçe falas për konsumatorët e shkyçur, të cilët do të vendosin të kyçen në sistemin e ngrohjes qendrore”, njoftoi sot “EMV Furnizim me ngrohje qendrore” SHPKNJP Shkupi.
Përfitimet dhe veprimet e lidhjes vlejnë vetëm në ndërtesat që janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore dhe ku ka mundësi teknike për lidhjen e apartamenteve apo ambienteve të biznesit.
“I ftojmë konsumatorët që janë të interesuar të kontaktojnë Qendrën e kujdesit ndaj konsumatorëve në numrat e telefonit 02/3076-200 dhe 075/400-100 për të gjitha informacionet e nevojshme rreth procedurës së lidhjes. Për të ruajtur mundësinë e kyçjes duhet të paraqesin kërkesë me shkrim për kyçje në një nga pikat dhe klientët e “EMV Furnizim me ngrohje qendrore”, thuhet në komunikatë.

