Aksion i madh policor në Strugë, arrestohen 20 kriminelë
Shkup, 24 nëntor – Në Strugë mëngjesin e sotëm po zhvillohet një aksion i madh policor në të cilin, sipas informatave fillestare, janë arrestuar 20 kriminelë nga ana e forcave speciale nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB-ja konfirmojnë se është në vijim aksioni policor, por detaje paralajmërojnë pas përfundimit të tij.

