Aksion anti-drogë në një vilë pushimi, arrestohen tre persona

Aksion antidrogë është realizuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Shkupi në Çuçer Sandevë. Si rrjedhojë, janë arrestuar tre persona.

“Sot (03.01.2024) nga ana e nëpunësve policorë nga Departament për polici kriminele – Sektori për drogë të palejuar, armë dhe materie të rrezikshme, pas marrjes së urdhrit gjyqësor ka kryer bastisje në një vilë shtëpie në Çuçer Sandevë të Shkupit, tek S.N.. Gjatë kohës së bastisjes në objekt janë kaput dhe H.S. dhe G.G.. Gjatë kësaj, te G.G. është kapur pluhur drogeje, kurse në shtëpinë e vjetër në kuadër të oborrit është gjetur drogë. Personat janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.