Aksidenti nxjerr zbuluar të riun, duhet të ishte në arrest shtëpie, i vihen prangat për herë të dytë

Në aksidentin e fundit të ndodhur në kthesën e fshatit Goricë, ku kanë qenë të përfshirë dy automjete, drejtuesi i njërit prej tyre ishte nën arrest shtëpie për trafik të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për Alfred Hunda nga Libohova të cilin disa ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, vlerësoi masën “Arrest shtëpiak” për të për veprën penale të trafikut dhe mbjelljes së lëndëve narkotike.

Personi duhej te ishte në shtëpi në kohën e aksidentit, por u përfshi në aksident duke drejtuar autoveturën me pasojë lëndimin e dy personave.

Policia e Gjirokastrës sapo ka identifikuar Hundën, e ka arrestuar menjëherë për shkelje të urdhërit të masës së arrestit.