Aksident tragjik në Fushë-Kuqe, humb jetën fëmija dy vjeçar

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.