Aksident në rrugën Prishtinë-Vushtrri, rrokulliset vetura e policisë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën Prishtinë-Vushtrri, saktësisht në Dumnicë.

Në aksident është përfshirë vetura e policisë, e cila është rrokullsur.

Siç ka mësuar media, një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e trafikut dhe po merren me rastin.

Media ka provuar të flasë me policinë, për detaje të aksidentit, por deri në publikimin e lajmit, nuk ka mundur të marrë përgjigje.