Aksident në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar në Rrugën e Kombit pasditen e kësaj të mërkure.
Nga informacionet paraprake dyshohet për dy viktima.
Autoambulanca dhe policia kanë mërritur në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur në segmentin e Gjoricës, vetëm pak metra larg vendit ku si pasojë e një tjetër aksidenti, ndërroi jetë një 24-vjeçar në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.