Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person i cili po kalonte rrugën. Për shkak se përplasja ka qenë e fortë, këmbësori ka humbur jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e shoferit në komisariat.