Aksident në Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy automjete, plagosen drejtuesit

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Mabë.

Informacione paraprake bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete ndërsa kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e tyre.

Të dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia është nisur drejtë vendngjarjes.