Aksident në Kuçovë, automjeti përplas një të mitur

Një fëmijë është aksidentuar nga një automjet në Kuçovë. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkun e ri, në hyrje të qytetit.

Fëmija, 10 vjeç, raportohet se ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti në lëvizje. Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.