Aksident në aksin Korçë- Pogradec

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mbrëmbrej në aksin Korçë-Pogradec.

Noa.al informohet se aksidenti ndodhi në afërsi të Veshtemisë.

Dy mjete janë përplasur mes tyre e për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia që kreu veprimet proceduriale.

E lënduara u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.