Aksident mes katër veturave, lëndohen shtatë persona
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti rrugor në të cilin ishin përfshirë katër vetura.
Aksidenti kishte ndodhur të dielën në Skenderaj.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit, ku ka bërë të ditur se nga të lënduarit, katër kanë qenë meshkuj kosovarë dhe tri femra gjithashtu kosovare.
“Katër vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj kosovarë dhe 3 femra kosovare. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, ka njoftuar policia.

