Aksident me vdekje në Korçë, motori përplaset me makinën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në afërsi të fshatit Kamenicë në Korçë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima ka qenë duke drejtuar një mjet motorik dhe është përplasur me një mjet.

Trupi pritet të dërgohet në morgun e Korçës.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.