Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur

Aksident në seri në aksin rrugor Lezhë-Milot. Në aksident janë përfshirë 3 makina.

Për pasojë, janë lënduar personat që udhëtonin me automjetet dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e tyre.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.