Aksident i rëndë trafiku në Malishevë, dyshohet për të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Arrllat-Malishevë.
Si pasojë e këtij aksidenti dyshohet ka të vdekur dhe të lënduar.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale nga dëshmitari i rastit, njëra prej veturave të përfshira në aksident është ndarë në dysh, transmeton lajmi.net.

Nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë ende detaje shtesë në lidhje me këtë aksident