Aksident i rëndë tek ura e Zhelinës, ka të lënduar

Tetovë, 29 Shtator – Sot pasdite, rreth orës 17 ka ndodhur një aksident i rëndë tek ura e Zhelinës.

Aty janë përplasur një veturë dhe një mini kombi. Nga informacionet e para thuhet se ka të lënduar.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur fiks tek ura ku ditë më parë E.R u rrokullis me veturën e tij Golf në lumin vardar që trupi i tij ende nuk është gjetur.