Aksident i rëndë në Itali/ Ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Pievaiola në Corciano.

Mediat italiane raportojnë se i  riu shqiptar ka qenë pasagjer në një makinë ‘Alfa Romeo’ me të cilën udhëtonin 3 persona.

Shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë.

Makina u përplas me barrierat anësore të rrugës. Por përplasja rezultoi fatale për 23-vjeçarin shqiptar. Dy të tjerët mbetën të plagosur.

Në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencës dhe policia që nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.