Aksident i rëndë në Durrës, automjeti përplas për vdekje 52-vjeçarin

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmje ne sotme në qytetin e Durrësit, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Raportohet se një automjet me drejtues shtetasin R. K., 31 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. D., rreth 52 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.