Aksident i rëndë në autostradën Shkup – Tetovë, 4 të lënduar

Shkup, 17 Shtator – Sapo ka ndodhur një aksident në rrugën Shkup – Tetovë ku kanë mbetur 4 të lënduar.

Siç mësohet, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Grupçin mes një kamioni dhe një veture.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka bllokuar rrugën.