Aksi i vdekjes Rrëshen-Bukmirë për pak prodhoi tragjedi, banorët e paralajmëruan

Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht teksa udhëtonin këtë pasditë e kësaj të enjteje në aksin Rrëshen-Bukmirë.

Drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit ka ndeshur në pengesa, teksa është ulur për t’i pastruar një masiv inertesh ka rrëshqitur duke rrezikuar ta zënë poshtë atë sëbashku me pasagjerin, i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë.

Paraditën e kësaj të enjteje banorët prostestuan para Bashkisë Mirditë, duke kërkuar rehabilitimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshëm.