Ahmeti uron Abazoviçin

Shkup, 28 Prill – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas zgjedhjes së shqiptarit Dritan Abazoviç për kryeministër të Malit të Zi.

“Lajm i bukur na vjen sot nga Mali i Zi, ku Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht kryeministër i vendit mik.

Përgëzime të sinqerta dhe shumë suksese Dritanit, bashkë me të cilin na pret shumë punë në agjendën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të rajonit”, ka shkruar Ahmeti.