Afati për bursa për studim jashtë vendit është deri më 15 shtator
Shkup, 24 gusht – Deri më 15 shtator është afati për aplikim për bursë për të studiuar në 100 universitetet më të mira të botës sipas Ranglistës së Shangait.
“Edhe pse ka numër dukshëm të rritur të aplikacioneve në konkurset e publikuara për bursa për cikët të parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në institucionet më lartë të ranguara arsimore në korniza botërore, Ministria në bazë të analizave të kryera shtesë vendosi që afati për aplikim të mos ndryshojë”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
MASH-i përkujton se të drejtë aplikimi në konkurset për bursa kanë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë pranuar në ndonjërin nga 100 universitetet më të mira në botë, nuk janë shfrytëzues të bursës nga ndonjë ofrues tjetër dhe kanë arritur sukses të caktuar gjatë arsimimit paraprak (varësisht nga cikli i studimeve në të cilin regjistrohen).
“Shuma e bursës varet nga vendi dhe universiteti në të cilin kandidati është regjistruar dhe e mbulon shpenzimin për regjistrim më së shumti deri 40.000 dollarë amerikanë në nivel vjetor, kompensim mujor në të holla dhe shpenzimet për transport. Pas përfundimit të studimeve kandidatët në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar kanë obligim të kthehen në RMV dhe të punojnë në sektorin publik apo privat së paku periudhë dyfish më të madhe se periudha e studimit”, thekson MASH-i.