Aeroporti me njoftim për udhëtarët që kanë humbur valixhet
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më 3 shtator për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së tyre.
Sipas njoftimit, valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri më 3 shtator, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.
“Për çdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38 501 502 1270/1271 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero”, thuhet në njoftim.