Acevski dhe Ademi pritën në takim ambasadorin Bomgartner
Shkup, 14 Shtator – Kryerevizori shtetëror mr. Maksim Acevski dhe Zëvendës Kryerevizori shtetëror mr. Orhan Ademi, realizuan takim me Ambasadorin e Republikës së Francës z. Siril Bomgartner.
Në takimin e mbajtur, Ambasadorin e R. së Francës u informuar me punën dhe rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit, si dhe me vlerën e shtuar nga revizionet e realizuara me qëllim krijimin e mjedisit efikas të kontrollit dhe mbrojtjes së mjeteve publike.
Ambasadori i Republikës së Francës, shprehu kënaqësinë nga rezultatet e arritura të Entit Shtetëror të Revizionit ku njëherit theksoi se do të angazhohet për të siguruar mbështetje shtesë për ESHR-në në aktivitetet e mëtutjeshme në kryerjen e revizionit shtetëror, duke përfshirë edhe bashkëpunimin e mundshëm me ISR-në e Republikës së Francës.