Abdixhiku: Rugova, shqiptari më i madh i historisë së popullit shqiptar
Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe te varri i Rugovës në Velani, Prishtinë.
Abdixhiku theksoi se presidenti Ibrahim Rugova ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptar, dhe se angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci, sipas tij, është suksesi më i madh i shqiptarëve dhe popullit të Kosovës.
“Sot nderojmë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova i cili tash e 17 vjet, por gjurmët e tij dje trashëgimia e tij politike qenësore vazhdon të jetë qenësore për neve dhe për Republikën e Kosovës. Ibrahim Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës, ishte prijësi i shtetit dhe prijësi unik i lëvizjes më të madhe nacionale të shqiptarëve. Po ashtu, ishte shqiptari më i madhi i historisë së popullit shqiptarë dhe angazhimi i tij për liri, pavarësi dhe demokraci është suksesi më i madh historik i shqiptarëve dhe vet popullit të Kosovës. Sot ndjejmë mungesën e tij, urtësisë së tij, politikës së tij dhe vizionit të tij për një Kosovë demokratike, e ndërlidhur ngushtë me rrugëtimin euro-atlantik dhe drejt së ardhmes”, u shpreh Abdixhiku.
Ish-presidenti Ibahim Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.