Abdixhiku me bashkë partiakë e nderojnë ish-presidentin Rugova në 33-vjetorin e themelimit të LDK

Me rastin e 33-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë të tjerë partiakë kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku me këtë rast tha se LDK-ja mbetet partia më e vjetër shqiptare në rajon.  Rugovën ai e quajti prijës të shqiptarëve, duke shtuar se kjo parti do të vazhdojë rrugën e nisur 33 vjet më parë.

“Sot nisëm shënimin 33-vjetorit të parisë shqiptar më të vjetër në rajon. Nismë këtë ditë për të nderuar presidentin historik, prijësin e shqiptarëve, rruga e LDK-së vazhdon të jetë e njëjtë. Sot kemi aktivitet gjatë gjithë ditës”.

Për nder të këtij përvjetori Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës hap ekspozitën “33 vite LDK” si dhe mbahet një festë solemne.