AAK thërret konferencë të jashtëzakonshme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të AAK-së.
Nuk është bërë ende e ditur se cila do të jetë tema e konferencës për media, por Haradinaj ka qenë kritik i ashpër i qeverisë Kurti pas zhvillimeve të fundit në vend.
Konferenca do të fillojë në ora 13:00.

