A mbeti kush pa protestuar? Tani edhe policët do të protestojnë për paga më të larta

Shkup, 21 prill – Pas Postave, mjekëve, mësimdhënësve, tani në këmbë po ngrihen edhe policët. Të gjithë kërkojnë paga më të larta, derisa nga ana tjetër shteti është në krizë ekonomike, energjetike e pandemike, transmeton Zhurnal.

Sindikata e Policisë së Maqedonisë, ka paralajmëruar protestë duke filluar nga data 26 deri më 29 prill.

Qëllimi i vetëm i protestave të cilat duhet ët mbahen para Kuvendit, është rritja e pagave.

“Duam t’iu informojmë dhe njoftojmë se gjatë ditëve 26,27,28 dhe 29 prill 2022, me fillim në ora 16:00 para Kuvendit të RMV-së, Sindikata e Policisë në Maqedoni, së bashku me 4 sindikata tjera, do të mbajë protesta. Protesta është të tregohet revolta e të punësuarve në polici përshkak pagave të ulëta në polici. Kërkesa është vetëm një: rritje e pagës në polici: 1 euro – 1 pikë”, thonë nga SPM.

Ata ftojnë edhe sindikatat tjera në mbështetje të grevës, me qëllim që të tregojnë se gjëja mëe rëndësishme për ta janë punonjësit e policisë./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/spmakedonija/posts/2049889528527286