A do ketë grevë të përgjithshme? Qeveria dhe SBASHK ende nuk janë dakorduar

Shkup, 29 Mars – Kryeministri Kovaçevski, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytyqi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe Ministri i Financave Fatmir Besimi, takuan Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e udhëhequr nga Jakim Nedelkov, në të cilën morën pjesë anëtarët e Këshillit të kësaj sindikate.

Në takim u diskutua për kërkesat e SASHK-ut dhe u arrit një konkluzion i përbashkët se Qeveria është e hapur për dialog të vazhdueshëm me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe sistematike që do të vendosin kornizën që do të mbrojë standardin dhe integritetin e stafit mësimdhënës, me theks në pozita fillestare lidhur me statusin social të të punësuarve në sistemin arsimor si bazë për bisedime të mëtejshme, njoftojnë Qeveria.