Drejtori i Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar do ta vizitojë Parlamentin

Shkup, 26 maj – Drejtori i Shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar, David Oberhuber sot do ta vizitojë Parlamentin.

Siç bën të ditur Pres shërbimi i Kuvendit, Oberhuber do të takohet me Bojan Stojanoskin, kryetar i Komisionit parlamentar për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike.

Pas përfundimit të takimit do të ketë deklaratë për media nga Stojanoski dhe Oberhuber.