Nexhmedin Sadiku: Ftojmë të gjithë ata që ndajnë këtë vizion, të bashkohen me ne në këtë rrugë të përbashkët

Shkup, 17 maj – Gjatë vizitës së zv/kryeministrit Arben Fetai në Prishtinë te kryeministri Kurti, ka marrë pjesë edhe anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH-së dhe njëherësh drejtor i Rezervave Shtetërore të Naftës, Nexhmedin Sadiku. Ai në Facebook ka shkruar se takimi me kryeministrin Kurti është konfirmim i rrugëtimit të tyre politik dhe u ka bërë thirrje të gjithëve t’ju bashkohen.

Statusi i Sadikut:

Sot, së bashku me Arbenin (Fetain) tonë dhe miq nga Aleanca për Shqiptarët, vizituam Prishtinën, përgjatë autostradës “Arbën Xhaferi”, simbol i lidhjes sonë kombëtare.

Takimi me Albin Kurtin ishte konfirmim i qartë i vazhdimësisë së rrugëtimit tonë politik, për të cilin kemi marrë besimin dhe votën e qytetarëve për ndryshimin e shumëpritur.

Ftojmë të gjithë ata që ndajnë këtë vizion, të bashkohen me ne në këtë rrugë të përbashkët.