BE pas takimit Costa-Kurti: Kosova të avancojë përmes dialogut
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar për takimin që Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, zhvilloi sonte në Prishtinë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Në njoftim bëhet e ditur se Costa “theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane”.
“Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane.”, thuhet në njoftim.

