Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell
Shkup, 11 maj – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 5 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 25 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të bjerë në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 25 gradë.
Në ditët në vijim, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje lokale të shiut. Nesër dhe të hënën në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta.

