Dështon edhe vazhdimi i 11-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi i dhjetë
As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.
Ishte përpjekja e 11-të me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës, raporton Ekonomia Online.
Edhe kësaj here, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.
Por ky propozim për votim të fshehtë për kryeparlamentarin nuk u miratua. Vetëm 55 deputetë votuana për.
PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtar për Komisionin për anatra të komisonti për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, siç kërkoi kryesuesi i senacës konstituive Avni Dehari.
56 vota për, 1 kundër dhe nuk kishte abstenim
Seanca konstituive do të vazhdojë, më 7 maj, në orën 10:00, bëri të ditur kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari.
Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.

