Lëndohen tre persona pas shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Mitrovicë

Një bombolë gazi dyshohet se ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me trajtimin e rrethanave.

“Rreth orës 16:55, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në rrugën ‘ Ali Pashë Tepelena”, tre persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Zahiti.