Gostivarasi nuk jep Gostivarasin, shembulli konkret jo lidhja miqësie por e interesit, Shaqir Fetahu – Arben Taravari!

Shkup, 2 janar – Hallet e brengat në BFI janë pafund. Ndryshimi pushtetit qendror ishte shpresë për të gjithë BFI-në, që kreut të tyre, Shaqir Fetahu do t’i mungojë përkrahja politike e BDI-së dhe i njëjti do të shkarkohet. Por, mesa duket Fetahu ka nuhatur mirë dhe ka përfunduar tek Taravari. Ky i fundit ia ka hapur derën e bashkëpunimit dhe sipas informatave jo zyrtare flitet që janë marrë vesh Taravari t’ia mundësojë qëndrimin në krye të BFI-së që pastaj Fetahu të grumbullojë një grusht vota për zgjedhjet lokale për kandidatin e Taravarit në Gostivar. Kjo marrëveshje përpos që nuk është etike është edhe kontratidiktore, pasi vet Taravari kishte paralajmëruar reforma në BFI dhe këto reforma për të paskan qenë një tregti për një grusht votash, pa u brengosur se BFI po mbetet në errësirë, shkruan Medial.mk.

Gostivarasi nuk jep Gostivarasin, shembulli konkret jo lidhja miqësie por e interesit, Shaqir Fetahu – Arben Taravari!

Arben Taravari brenda vitit ka ndryshuar shumë qëndrime nga zotimet e tij. Pra, më e keqja është se ka demantuar vetveten. Kujtojmë që, gjatë fushatës në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, bëri fushatë të ashpër sesa të vijë VLEN në pushtet, do të kërkonte shkarkimin e menjëhershëm të reisul Ulema, Shaqir Fetahu nga pozita e kryetarit të BFI-së, pasi i njëjti Taravarit kishte keqpërdorur pozitën e tij në shërbim të BDI-së.

Arben Taravari kishte lëshuar një varg kritikash ndaj reisit Shaqir Fetahu, e këto i bënte edhe në paraqitjet e tija publike. Pasi paraprakisht ka akuzuar për përfshirje dhe ndikim mbi votuesit kundër tij, Taravari më vonë deklaroi se reisi në emër të Zotit ka bërë thirrje që të votohet BDI-ja e Ali Ahmeti.

“Ka telefonata ku ka bërë thirrje që ju, për hir të Zotit, për hir të Allahut ju duhet të përkrahni BDI, Ali Ahmetin”, pati thënë Taravari gjatë fushatës.

Pra, sipas këtyre kritikave dhe deklaratave të Taravarit, Shaqir Fetahu do duhej të shkarkohej që në muajt e parë pas ardhjes së VLEN-it në Qeveri. Por kjo nuk ndodhi, përse?

Taravari që dikur akuzonte Fetahun, pasi e kuptoi që është gjahtar i votave tani kritikat i ka shndërruar në bashkëpunim –

Sipas informacioneve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, merret vesh se Taravari dhe Shaqir Fetahu kanë arritur një marrëveshje tek a tek kryekëput për interesat e tyre personale. Marrëveshja ka të bëjë me atë që Fetahu të vazhdoj të jetë Reis Ulema në BFI, e Taravari të ketë një grusht vota më shumë nga Shaqir Fetahu në zgjedhjet lokale të këtij viti, pra për kandidatin e tij, Valbon Limani.

Pra, flasim sipas informacioneve brenda dyja grupeve që nuk janë zyrtare, por Agjencia e Lajmeve Zhurnal i ka siguruar. Mësohet që Shaqir Fetahu i’u është zotuar Arben Taravarit se ai së bashku me tërë mbështetësit e tij do përkrahin kandidatin për kryetar Komune të Gostivarit, bëhet fjalë për kandidat nga radhët e ASH-së së Taravarit, ndërsa si shpërblim ndaj kësaj mbështetje, Taravari do ta lë Shaqir Fetahun të vazhdoj detyrën Reisit në BFI. Edhe pse Taravari kishte lëshuar një sërë kritikash, mjaftë të zëshme kundër Fetahut.

Medial.mk, pyet publikisht Taravarin, fjala jepet për tu mbajtur apo shkelur –

Fjala e thënë nga puna e bërë e ndanë një det i tërë. Nëse nisemi nga kjo premisë i bie që Arben Taravari nga ajo që e thotë dhe nga ajo që e bënë e ndanë një det i tërë. Virtyt i një politikani të përgjegjshëm është mbajtja e fjalës. Tani ne nuk po flasim për fjalët që ka thanë Taravari para një dekade por vetëm para gjashtë muajve. Do të thotë nga opozita skifter në raport me Fetahun e në pushtet “pulë”. Kjo qasje dëmton të gjithë besimtarët mysliman që e mbajnë gjallë BFI-në. Nuk mundet që në kurriz të besimtarëve islam të bëhen marrëveshje mes dy individëve, që për interesa krejt të ngushta të rrezikohet një bashkësi e tërë.

Prandaj, sa më parë që do të reflektojë Taravari mbi këtë çështje, për ta qartësuar të mos bëjë asgjë më tepër pos asaj që vetë ka deklaruar do të jetë më mirë edhe për të edhe për të gjithë besimtarët mysliman që do të çlirohen nga diktatori modern, Shaqir Fetahu.

Arben Taravari mori yrysh nga pushteti, e kjo gjë po shihet në veprimet e tij të përditshme që shumë pak janë të matura dhe mirë menduara.

Kujtojmë që, sipas burimeve të brendshme partiake gjysma e anëtarësisë janë të pakënaqur nga udhëheqja e ASH-së nga Taravari. Por, janë duke qëndruar të heshtur përshkak të kontestit gjyqësor me vulat e partisë, për të mos ndikuar negativisht në këtë proces mjaft delikat.//Medial.mk