Selimi: Procesi i regjistrimit të deputetëve të VV-së shkoi shumë mirë, votat i shihni të martën

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka njoftuar se regjistrimi i deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës ka shkuar me sukses, raporton Ekonomia Online.

“Procesi shkoi shumë mirë, votat i shihni të martën”, ka thënë Selimi

 

Në bazë të rezultatit zgjedhor Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që të sigurojë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Theksojmë se fillimisht më 15 prill pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendi të Kosovës ku pritet të zgjidhet kreu i kuvendit.