Një pjesë e lagjes Dizhon të revoltuar nga VLEN, i bashkohen BDI-së

Shkup, 3 prill – Një grup personash nga lagja Dizhon e Çairit të revoltuar nga VLEN, janë kthyer në BDI.

Ja postimi i plotë në rrjetin social facebook: “Sonte u takuam me Ilaz Leskovicen një pjesë e lagjes Dizhon të revolltuar nga gënjeshtrat e kësaj qeverie të S’Vlenit. Prej sot ne banorët e lagjes Dizhon të komunës së Çairit i bashkohemi Bashkimi Demokratik për Integrim dhe do vazhdojm aktivitetet politike në shtëpin më të madhe në vend BDI” – thuhet në mesazhin e tyre në facebook.