38 vjeçari nga Resnja sulmon fizikisht një person në një objekt hotelerie

SPB Manastir ka ngritur kallëzim penal kundër U.А.(38) nga Resnja për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale,,dhunë’’. Më 12.02.2025 në një objekt hotelerie në Resnjë, i raportuari i ka sulmuar fizikisht K.N. nga fshati Jankovec, rrethi i Resnjës dhe P.N. nga Resnja.