Rama bën ndryshime në drejtori, Florian Dushin bëhet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për disa ndryshime që ka bërë në drejtori. Ai ka njoftuar se Florian Dushi, i cili ka qenë drejtor i Inspektoratit, tashmë është zgjedhur nënkryetar i Prishtinës.

Rama shkruan se kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm, transmeton Telegrafi.

“Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai ka deklaruar se “Floriani do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror”.